Mungesa e ministrave në seancë të Kuvendit, disa nga pikat largohen nga diskutimi

Në Kuvendin e Kosovës sot ka vazhduar seanca e djeshme, ndonëse ishin paraparë edhe disa projektligje ato u hoqën nga rendi i ditës së sotme për shkak se kabineti qeveritar ndodhet në Shqipëri ku po zhvillohet mbledhje e dy qeverive.
Aktualisht është duke u votuar për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Uji (ARrU), kurse më pas në rend dite është edhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me të filluar seanca ka propozuar që shqyrtimi i projektligjeve që kanë qenë në rend dite të sotme të shtyhen për ndonjë seancë tjetër për shkak se kabineti qeveritar nuk ndodhet në Kosovë.
Ai propozoi që fillimisht të shkohet me zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bordit të RTK-së. Por me këtë nuk u pajtuan grupet parlamentare opozitare.
”Ju e dini që është sot mbledhja e dy qeverive dhe ministrat nuk i kemi asnjë këtu kështu është problematike me fillua me projektligjet nëse kanë mirëkuptimin me fillua prej pikës së fundit që është zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës për këtë janë kushtet dhe mundësitë që të hyjmë në votim”, ka thënë Konjufca./21Media

Back to top button