Kaloni te përmbajtja kryesore

Zgjedhet zëvendësdrejtori i ARRU-së

Në Kuvendin e Kosovës sot ka vazhduar seanca e djeshme, ndonëse ishin paraparë edhe disa projektligje ato u hoqën nga rendi i ditës së sotme për shkak se kabineti qeveritar ndodhet në Shqipëri ku po zhvillohet mbledhje e dy qeverive.
Në rend të ditës ka qenë dhe është votuar për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Uji (ARrU), ku me vota 65 vota Abedin Azizi është zgjedhur zëvendësdrejtor.
Ndërsa nga gjithsej 78 deputet që votuan 12 prej tyre kanë votuar për Gurakuq Kastratin.
Sot në rend të ditës është edhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button