Kaloni te përmbajtja kryesore

Mungesa e punëtorëve, Murati thirrje bizneseve: Duhet të rriten pagat

Ministri Punës, Hekuran Murati përmendi dy çështje të cilat sipas tij po ndikojnë në mungesën e punëtorëve.

Ai tha se problemi i parë është se ka mospërputhje të aftësive që kërkohen nga tregu i punës dhe të atyre që shumica e të rinjve tanë kanë, shkruan portali rtv21.tv

“Pra ka vende të lira pune për programer mirëpo, duhet kohë që të trajnohen dhe të shkollohen programerë të rinj me paga të larta.”, tha Murati në konferencë për media.

Sipas tij qeveria po punon në këtë drejtim duke ofruar bursa për sektorin e informatikës, madje përmendi superpunën si dhe ndërtimin e çerdheve të reja.

Ndërkaq problemi tjetër që ndikon në mungesën e punëtorëve sipas Muratit është se bizneset nuk po ofrojnë kushte të përshtatshme për ta.

“Duke filluar që nga pagesa, pra për shumë biznese marzhat e prodhimit janë rritur sidomos viteve të fundit dhe këtë  them të konfirmuar nga të dhënat, prandaj duhet të rriten edhe pagat e punëtorëve “, tha Murati/21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button