Mungon deputetja Millaku, shtyhet gjykimi ndaj Sveçlës dhe të tjerëve për gazin lotsjellës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca ndaj ministrit të Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, Sali Zyba dhe Drita Millaku për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e kuvendit në vitin 2019.

Në mungesë të cd-incizimeve nga ana e te pandehurve dhe mungesës së deputetes, Drita Millaku seanca e sotshme nuk ka vazhduar. Seanca e ardhshme do të mbahet me 26 mars në ora 10:00.

Sveçla dhe deputetët e Vetëvendosjes akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm ” si dhe “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Back to top button