Mungon ministri Murati, përplasen pozitë dhe opozitë në Komision

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati nuk iu përgjig ftesës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për shqyrtimin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se përkundër faktit se që 10 ditë më parë ministri Murati ka kanfirmuar ardhjen, sot nuk është prezent.
“Asnjë njoftim nuk ka pasur nga stafi i Ministrisë së Financave. Sot një njoftim e kemi parë në media se ministri Murati është në Shqipëri përkatësisht në portin e Durrësit gjatë ditës së sotme”, tha ajo.
Deputetja Bajrami dyshon se mosprezenca e Muratit mund të jetë një skenar.
Pas kësaj pati një përplasje mes deputetëve të shumicës.
Deputeti Hajdar Beqa tha se është e pakuptimtë që të shqyrtohet raporti pa prezencën e ministrit Murati.
Në këtë komision, deputeti Beqa ngriti çështjen se në atë raport ka të gjetura për t‘u dërguar në prokurori.
Por, deputeti Beqa përmendi edhe ndaljen e pagave për grevistët.
Deputetja Mirlinda Sadiku arsyetoi mungesën e Muratit dhe i quajti me paragjykime deklaratën e kryetares, Hykmete Bajrami.
Edhe pse mbledhjen e Komisionit e mbylli kryetarja Bajrami, vazhdimin e mbledhjes e vazhdoi nënkryetarja Arta Bajraliu.
Ani se deputeti nga VV, Eman Rrahmani kërkoi nga nënkryetarja ta zë vendin e kryetares Bajrami, ai tha se mungesa e ministrit Murati është e paarsyeshme.

Back to top button