Musliu për Kurtin: Zhyll, demagog, rrenc
Deputetja e PDK-së Ganime Musliu ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka thënë se me homologun e tij shqiptar, Edi Rama do të takohet vetëm në nivel të mbledhjes së dy qeverive,
Musliu përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Kurtin mashtrues.
“Albini ma lehtë ja falë Vuçiqit krimet e gjenocidin që ka ndodhë në Kosovë se sa qe ja falë Kryeministrit Rama qe e e ka shkatërru tentativën e Albinit për të ndërhyrë ne zgjedhjet e brëndshme të Shqipërisë përmes VV ! Inatin e madh e ka thiu!#Zhyll #Demagog #Rrenc”, ka shkruar Musliu.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rami, do të te ketë një vizitë në Prishtinë dhe Beograd gjatë kësaj jave./21Media