Musliu: Pushteti bojkotoi raportimin e drejtorit të AKI-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, në të cilën ishte i ftuar për raportim drejtori Petrit Ajeti. Këtë e konfirmoi kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se ende nuk ka një prononcim zyrtar nga krerët e vendit në lidhje me raportimet për rrezikun që po i kanoset ish-senatorit zviceran, Dick Marty, nga shërbimi sekret serb./21Media

Back to top button