Kaloni te përmbajtja kryesore

Musliu: Shqetësim prezenca e drogave sintetike në shkolla

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu tha sot se është shqetësuese prezenca e drogave sintetike në shkolla.

Musliu këto komente i bëri pas mbledhjes së Komisionit, ku raportoi shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.

“Vlen të theksohet se një shqetësim i jashtëzakonshëm vazhdon mbetet edhe degradimi ose prezenca e madhe e drogave sintetike në shkollat e Kosovës dhe që duhet të vëmë një alarm edhe ne si institucione edhe ju si media, por mbi të gjitha edhe prindërit të cilët i kanë fëmijët në shkolla e ku fatkeqësisht ata janë target i drogave sintetike”, përfundoi Musliu.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button