Mustafa: Hoti mund të marrë vendime të mëdha

Gjatë fushatës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Rahovec

Nga vendlindja e tij Rahoveci, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, zgjodhi të flas pak. Ai tha se po e then protokollin dhe meqë është në shtëpinë e tij i jep fjalën kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa ftoi rahovecianët që të mbështesin fuqishëm njeriun e tyre. “Është një burrë i fortë ka me i ndejtë përballë përgjegjësisë që do ta merr para jush dhe para Kosovës, njeri që mund të marrë vendime të mëdha. Përkrhja e parë na duhet të fitojmë zgjedhjen, e dyta ta bëjmë Qeverinë… Zhvillimi ekonomik shtyllë e ketij programi që lidhet me hapjen e fabrikave të reja. Do t’i rritë pagat edhe në sektorin publik edhe në atë privat. Do ta rrisim pagën minimale së paku 200 euro”, tha Mustafa.

Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli nisi fjalën duke kritikuar me të qeshura se pse rahovecianët nuk i pritën me qaj e kafe. “Zoti Hoti do të ndertojë një Kosovë të dashur për të gjithë. Rritje ekonomike deri 8%, do të hapim fabrika në fshatra e qytetet…”, u shpreh ai./21Media

Back to top button