Veseli: Do t’i shporrim mbeturinat serbe të strukturave paralele

Veseli në Mitrovicë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë tubimit në Mitrovicë tha se qyteti i tij i lindjes do ta vulosë fitoren e Fillimit të Ri më 11 qershor.

Në vendlindjen e tij, Veseli tha se Kosova dhe Mitrovica kanë nevojë për Fillimin e Ri, platformë kjo që siguron rritje të pagave për sektorin publik, administratën, policët, zjarrfikësit dhe ushtarët e tjerë.

Fillimi i Ri, sipas Veselit, nënkupton që në Kosovë nuk do të ketë mure as trena, pasi Serbia ka marrë fund më 12 qershor 1999.

“Do t’i shporrim mbeturinat serbe të strukturave paralele sikurse kemi dëbuar Serbinë më 12 qershor 1999″, tha Veseli, duke shtuar se do të ndërtojnë shtëpitë e shqiptarëve në veri dhe se do të punojnë për një Mitrovicë të bashkuar./21Media

Back to top button