Mustafa: Kemi vullnetin dhe forcën për të fituar në zgjedhje
Mustafa i bindur se më 11 qershor do të shënojnë fitore
Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa është shprehur i bindur se koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi do të shënojë fitore të thellë në zgjedhje, sepse ky ekip ka vullnetin dhe forcën për të fituar në zgjedhje.
“Jam i bindur se më 11 qershor do të shënojmë fitore. Vetëm qytetarët si ju e sjellin fitoren, duke i përkrahur deputetët që i kemi në listë nga LDK, AKR, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi në krye me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti . Jemi të përkushtuar të krijojmë një shtet të së drejtës, të zhvilluar, të perspektivës me këta të rinj që po i shohim këtu dhe gjithandej Kosovës, do të kujdesemi që Kosova të ketë sovranitet të plotë, të ketë marrëdhënie tdemokratike dhe të gjitha këto i ka në programin e tij qeverisës kandidati ynë”, ka thënë Mustafa.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të votojnë për Hotin dhe këtë koalicion, pasi në këtë mënyrë do të votojnë për perspektivën dhe ardhmërinë e vendit./21Media