Namazi i Bajramit falet në sheshin “Skënderbej”

 

Në Shqipëri këtë vit namazi i Fitër Bajramit do të falet në sheshin “Skënderbej”.  Këtë e ka bërë të ditur hoxhë Ahmed Kalaja përmes një postimi në Facebook.

“Lajm që gëzon besimtarët e Tiranës”, ka shkruar Kalaja në Facebook.

Kujtojmë se vitin e kaluar si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, namazi i Fitër Bajramit është falur në Xhami duke i respektuar masat parandaluese për përhapjen e Covid-19.

Në Shqipëri është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër Covid-19./21Media 

Back to top button