Napoli pëson humbje, Milani i rikthehet fitores

 
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme në Serie A, të vlefshme këto për xhiron e 19, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.
Fillimisht, programin e sotëm e hapi ndeshja mes Venezias e Lazios, në të cilën triumfuese ishte skuadra e Maurizio Sarrit me rezultat 3:1.
Fitore sot shënoi edhe kampioni italian Interi, i cili me rezultat minimal 1:0 e mposhti si vendas skuadrën e Torinos.
Tre pikët e plota i arkëtoi edhe Milani, ku i rikthehet fitoreve duke e mposhtur me rezultat 4:2 si mysafirë skuadrën e Empolit.
Ndërkaq, skuadra e Napolit ka pësuar humbje sot në shtëpi me rezultat 1:0 kundër skuadrës së Spezias.
Me pikët e reja, tabelën vazhdon ta kryesojë Interi me gjithsej 46 pikë, katër sosh më shumë se vendi i dytë Milani, kurse Top 4 e mbyllin Napoli me 39 pikë dhe Atalanta me 38 sosh.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Genoa me 11 pikë, Cagliari me 10 sosh dhe Salernitana me vetëm tetë pikë të tubuara.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve në Serie A i gjeni më poshtë.
Sassuolo 0 – 3 Bologna
Venezia 1 – 3 Lazio
AS Roma 1 – 1 Sampdoria
Inter 1 – 0 Torino
Verona 1 – 1 Fiorentina
Empoli 2 – 4 AC Milan
Napoli 0 – 1 Spezia.

Back to top button