Nata e dytë e Festivalit të Këngës u shënua me performanca të artistëve të njohur

Mbrëmë u mbajt nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH.
Kjo mbrëmje u veçua nga performancat e artistëve të njohur shqiptarë në skenën e madhe.
Sabri Fejzullahu, Mihrije Braha, Naim Abazi, Pirro Çako, Gili e Irma Libohova ishin në mesin e artistëve që performuan së bashku me këngëtarët që janë në garë për të fituar çmimin e madh që çon Shqipërinë në Eurovision.
Ky është edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës dhe në garë janë Kelly, Mirud, Urban Band, Evi Reci, Kastro Zizo, Ester Zairi, Viola Xhemaili, Eldis Arrnjeti, Kejsi Rrustja, Xhuli Pjetraj, Olimpia Smajlaj, Shega, Gjergj Kaçinari, Denis Skura, Endri&Stefi Prifti, Janex, Ronela Hajati, Sajmir Çili, Rrezarta Smaja, Alban Ramosaj, të cilët dhuruan momente madhështore me performimin e tyre në dy netët e para.
Kujtojmë që, vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues të Eurovisionit u shpallën grupi Italian Maneskin me këngën e tyre rock, “Zitti e buoni”./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)


 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Back to top button