Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”

Një person është therur me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Lidhur me këtë  hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./21Media

Back to top button