Britania e Madhe do të sanksionojë Putinin dhe Lavrovin

Britania e Madhe do të vendosë sanksione kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov menjëherë, njoftoi kryeministri britanik Boris Johnson.
Një zëdhënëse e qeverisë bëri të ditur se gjatë një bisede telefonike me liderët e NATO-s të premten, kryeministri britanik paralajmëroi se Putin po angazhohet në një mision revanshist për të përmbysur rendin e pas Luftës së Ftohtë dhe se ambiciet e tij mund të mos ndalen këtu dhe se kjo ishte një krizë euroatlantike me pasoja globale.
Deklarata përmendi gjithashtu rrjetin ndërkombëtar të pagesave Swift, nga i cili Ukraina ka kërkuar që Rusia të ndalohet, përcjellë rtv21.tv
“Kryeministri u kërkoi udhëheqësve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër Swift për të shkaktuar dhimbje maksimale mbi presidentin Putin dhe regjimin e tij”, thuhet në deklaratën që e bëri të ditur zëdhënësja.
Kujtojmë se Britania e Madhe dje vendosi sanksione ndaj Rusisë./21Media

Back to top button