NATO: Koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka zhvilluar bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Geoana ka thënë se NATO mbështet përpjekjet e të dyja palëve dhe se tani është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise.

Tutje, ai ka thënë se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Kënaqësi të flas sërish me Përfaqësuesin Special të BE-së për Miroslav Lajçak. NATO mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën të udhëhequra nga BE-ja. Është koha që të dyja palët të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe NATO-n dhe KFOR-in, është i fortë”, ka shkruar Geoana në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 18 mars në qytetin e Ohrit, për të diskutuar planin e zbatimit të marrëveshjes së propozuar nga BE./21Media

Back to top button