Qeveria miraton dy nisma të marrëveshjeve me Austrinë e një me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy nisma të marrëveshjeve me Austrinë e një me Malin e Zi.

Në njoftim bëhet e ditur se Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Mallrave dhe në Transportin e Kombinuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë”, bëhet e ditur në njoftimin e Qeverisë.

Gjithashtu, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi./21Media

Back to top button