NATO nuk do të hyjë në luftë kundër Shtetit Islamik

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se shtetet anëtare të aleancës janë duke diskutuar për atë se a duhet ti bashkohen koalicionit, i cili është duke luftuar kundër Shtetit Islamik.

Megjithatë, ai këmbënguli se vetë NATO si organizatë nuk do të dërgoi ushtarë për të luftuar kundër militantëve islamikë dhe qartësoi se ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këtë çështje, shkruan rtv21.tv

Stoltenberg tha se diskutimet janë duke u zhvilluar, por gjithashtu këmbënguli se nuk vjen në shprehje që NATO të niset në operacione ushtarake.

Pritet që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, gjatë takimit që do të ketë me shefat e shteteve dhe të qeverive të shteteve anëtare të aleancës, më 25 maj në Bruksel, do të ushtroi trysni ndaj NATO-s, me qëllim që aleanca të përfshihet më shumë në luftën kundër ekstremistëve në Siri, Irak dhe Afganistan.

Siç dihet, NATO po e mbështetë koalicionin që po kryeson luftën kundër Shtetit Islamik me trajnim të forcave dhe vëzhgim nga ajri, por shtetet anëtare të aleancës nuk dëshirojnë që vetë NATO të përfshihet në luftën kundër islamistëve./21Media

Back to top button