Bosch: Deklarata e Daçiq mjafton që të rishqyrtohet anëtarësimi i Serbisë në BE

Ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch i ka reaguar fjalës së kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq i cili tha se se ata që kërkojnë nga Serbia të imponojë sanksionet ndaj Rusisë nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë.
“Është e vërtetë e tmerrshme. Kryetari i Kuvendit të Serbisë Daçiq deklaroi të vërtetën e papërshtatshme se Serbia dhe Rusia janë një. Një deklaratë e tillë duhet të mjaftojë që institucionet/shtetet anëtare të BE-së të rishqyrtojnë pranimin e Serbisë në BE. Një kalë trojan në BE”, ka shkruar Bosch në Twitter.


Ndryshe, dje Daçiq ka thënë  se Serbia tani është në një situatë ku pritet të zgjedh një anë dhe sipas tij, secili niset nga interesat e veta, ndaj është i logjikshëm qëndrimi i Serbisë.
“Ne nuk kemi interes të ndjekim një politikë në përputhje me interesat e Lindjes dhe Perëndimit, por me interesat tona. Unë e respektoj atë që thonë nga Brukseli, por detyrimi ynë është që politikën e jashtme ta harmonizojmë gradualisht me Brukselin”, ka thënë Daçiq për RTS.
Ai tutje ka shtuar se fuqitë perëndimore do të kërkojnë që Kosova të anëtarësohet në NATO apo edhe në OKB, dhe më pas Serbia “nuk ka kujt t’i drejtohet, përveç Rusisë”.
Edhe shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ata që i kërkojnë Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë.
Në një Twitter, Vela ka thënë se Daçiq me këtë deklaratë ka dëshmuar se Rusia dhe Serbia janë një. Vela ka shtuar se një deklaratë e tillë duhet të mjaftojë që institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të rishqyrtojnë pranimin e Serbisë në BE.
“Kryeparlamentari i Serbisë Daçiq e ka thënë të vërtetën e hidhur se Serbia dhe Rusia janë një”, ka shkruar Vela ndër tjera në Twitter./21Media

Back to top button