Nxiti urrejtje, arrestohet një person në Prishtinë
Policia ka bërë të ditur se dje në mesditë në hapësirën e monumentit Gazimestan në Prishtinë, është arrestuar një shtetas i Malit të Zi pasi që ka nxitur urrejte.
Policia rastin e ka cilësuar si ”Nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit”.
”Në hapësirën e monumentit në Gazimestan, një person i dyshuar mashkull shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe është dërguar në stacion të policor”,është bërë e ditur në raportin e polcisë.
Ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?