Vitia: Lista esenciale e barnave është zgjeruar me rreth 70 produkte të reja

(Lajm i përditësuar)

Lista esenciale e barnave është zgjeruar me rreth 70 produkte të reja të barnave për trajtimin e sëmundjeve të pacientëve. Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference bashkë me kryesuesin e grupit punues për hartimin e Listës esenciale të barnave, Driton Vela.

Ministri Vitia ka thënë se për këtë vit për këtë listë janë ndarë 60 milionë euro buxhet, që siç është shprehur ai nënkupton dyfishim të buxhetit për barnat nga lista esenciale.

“Lista e Barnave Esenciale paraqet listën e nevojave për barnat kryesore, të cilat i kanë tri nivelet e kujdesit shëndetësor të sistemit. Ndërsa, komiteti për hartimin e saj ka paraparë që brenda kësaj liste të përfshihen barna efikase, të sigurta dhe efektive. Përveç listës esenciale të barnave, synojmë të përmbushen nevojat kryesore të popullatës që të kenë tërë kohën barna me kosto sa më të përballueshme. Lista esenciale e barnave është zgjeruar për t’u mbuluar shtresat në nevojë janë shtuar diku 70 produkte të tjera për trajtimin e sëmundjeve për qytetarët, të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike dhe për të zgjeruar mundësitë e mjekimit për ta….Lista esenciale e barnave është bërë në bazë të kërkesës të klinikave dhe spitaleve në përputhje me buxhetin që kemi pas. Buxheti i paraparë sivjet për listën esenciale të barnave është rreth 60 milionë euro që paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet paraprake është më shumë se dy fish krahasuar me buxhetin e vitit 2018 kur për herë të parë është bërë edhe lista e parë e listave esenciale”, ka thënë ai.

Kryesuesi i grupit punues për hartimin e Listës esenciale të barnave, Driton Vela ka folur rreth indikacioneve për imunoterapi, ndërsa ka shtuar se kjo listë e re do të jetë valide tani e tutje.

“Indikacionet janë shumë të qarta nëse e krahasojmë me listën e kaluar nuk ka pas fare indikacione ose ka qenë një sqarim për përdorimin e protokolleve dhe udhërrëfyesve të fundit megjithatë ne nuk kemi mund ta bëjmë atë sepse për imunoterapi janë të miratuara zyrtarisht nga organizata ndërkombëtare mbi 20 indikacione…2 1\33Lista e re do të jetë valide prej tash e tutje disa planifikime që i ka bërë ShSKUK janë bërë më herët kështu që rrugës ato do të duhet të adaptohen në listën e re”, ka thënë ai.

Sa i takon propozimit për shkarkimin e një anëtareje të Bordit të OSHP, ministri i Shëndetësisë, Arben Vita është shprehur se janë të befasuar me presionin që ky organ po e ushtron karshi MSh.

Ai ka thënë se propozimi ka qenë vetëm për anëtaren e OShP-së, Kimete Gashin pasi ajo e ka udhëhequr procesin për tenderin e insulinave.

“Arsyeja që është vetëm një person është se ka udhëhequr procesin…Jemi të befasuar dhe jemi të çuditur me gjithë këtë presion që OSHP i ka bërë MSh duke tejkaluar kompetencat e veta dhe duke hyrë në interpretime ligjore që nuk i takojnë dhe rrjedhimisht jashtë këtyre kompetencave ka bërë një precedent duke bërë presion në MSh për të nënshkruar diçka që për mendimin tonë është i paligjshëm dhe në anën tjetër që është edhe më e rëndësishme e dëmton shëndetin publik të qytetarëve”, ka thënë Vitia.

I pyetur lidhur me ndalimin e monitorimit të mbledhjeve të Bordit të Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nuk është zyrtar ligjor t’i komentojë këto vendime. Por, ai ka theksuar se do të ndërmarrë veprime që i shërbejnë transparencës.

“Do të kërkoj siç kam kërkuar që ky vendim ligjor të më vije në tavolinë time ky vendim ligjor do të ndahet me ju dhe çdo gjë që i shërben transparencës jo vetëm në ShSKUK por çka do që ka me MSH do të jeni dëshmitar se jam i hapur dhe në çdo moment do t’i kontribuoj transparencës, por unë jam këtu zyrtar ligjor për të komentuar vendimet ose rregulloret ose ligjet ose udhëzimet administrative që janë në fuqi”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka propozuar Kuvendit të Kosovës shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), Kimete Gashi, për shkak të tenderit për insulina.

Ndahen 60 milionë euro për listën esenciale të barnave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se janë ndarë 60 milionë euro për listën esenciale të barnave.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se për vitin 2023 është rritur më shumë se dyfish buxheti për Listën Esenciale të Barnave.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve në fushën e shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 60 milionë euro për Listën Esenciale të Barnave që është më shumë se dyfish rritje e buxhetit, krahasuar me vitin 2018 kur buxheti ishte 24 milionë euro”, ka thënë Vitia.

Në Listën Esenciale të Barnave përfshihen të gjitha produktet e parapara në koncept dokumentin për sëmundje të rralla, miratuar në Qeverinë e Kosovës në dhjetor 2022./21Media

Back to top button