Ndalet Wagneri, “nuk do gjakderdhje ruse”

(Lajm i përditësuar)

Agjencia prestigjioze e lajmeve, Associated Press, ka konfirmuar se shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka ndalur lëvizjet e mercenarëve, pasi presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha se ka arritur pajtimin për depërshkallëzim.

Në një audiomesazh, Prigozhini ka thënë se po i ndal trupat e tij për të shmangur “gjakderdhje ruse”.


Rritet siguria në Moskë, anulohen aktivitetet në ambiente të jashtme deri më 1 korrik

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, u bëri thirrje qytetarëve që t’i shmangin lëvizjet, pas raporteve se forcat mercenare të Wagnerit janë nisur në drejtim të kryeqytetit rus.
Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, bëri thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse, duke e akuzuar atë për sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë.
Në Moskë, autoritetet rritën sigurinë dhe anuluan aktivitetet në ambiente të jashtme deri më 1 korrik.

​Putin nënshkruan projektligjet për pjesëmarrjen kontraktuale të qytetarëve në ushtri

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të shtunën projektligje që ndryshojnë rregullat për pjesëmarrjen e qytetarëve në forcat e armatosura të vendit, duke përfshirë kushtet e zbatueshme për të dënuarit.

Dokumentet e postuara në portalin online të qeverisë ruse, përfshijnë dispozita për të dënuarit, veçanërisht një që lejon lirimin e të dënuarve përpara afatit pas nënshkrimit të një kontrate për shërbimin në ushtrinë ruse.

Projektligji në fjalë kërkon që të bëhet ankim nga komanda e njësisë ushtarake ose një deklaratë personale e të dënuarit.

Personat e dënuar mund të lidhin një kontratë vetëm gjatë periudhës së mobilizimit, gjendjes ushtarake ose në kohë lufte, parashikon projektligji, duke vënë në dukje më tej se të dënuarit për krime, si sulme seksuale, spiunazh, pengmarrje dhe “akte ekstremiste”, nuk mund të aplikojnë.

Një projekt-ligj i veçantë u lejon atyre me precedentë penalë ose “përshtatshmëri të kufizuar” për shërbimin ushtarak të lidhin kontrata me forcat e armatosura, të cilat do të jenë të vlefshme gjatë periudhës së mobilizimit, ligjit ushtarak dhe gjatë kohës së luftës.

Një projekt-ligj tjetër vendosi gjithashtu garanci ligjore dhe baza për përjashtimin nga përgjegjësia penale për personat që kanë lidhur një kontratë për shërbimin në ushtrinë ruse gjatë periudhës së mobilizimit, ligjit ushtarak ose kohës së luftës.

Një projekt-ligj tjetër që u miratua rriti kufirin e moshës për shërbimin me kontratë gjatë mobilizimit, gjendjes ushtarake ose kohës së luftës në 70 vjeç. Kufiri i mëparshëm i moshës për shërbimin për burrat rusë ishte nga 50 në 65 vjeç, në varësi të gradës së dikujt.

Përndryshe, këto nënshkrime po bëhet në ditën grupi paraushtarak Wagner kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don. Ata thanë se do të marshojnë drejt Moskës. Në kryeqytetin rus iu është bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesat e tyre.

Kurse, Libia ka mbyllur kufirin me Rusinë

 


Situata në Moskë, kryebashkiaku Sergei Sobyanin: Është e vështirë

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se situata në kryeqytetin rus “është e vështirë”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që “të përmbahen nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”.

“Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë”, tha ai përmes një deklarate të shpërndarë në aplikacionin Telegram.

Mercenarët e Wagnerit raportohet se po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit.

Back to top button