Ndalimi i dinarit, Kurti: Gjithçka po shkon në rregull

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përgatitjet e suksesshme të rregullores së BQAK-së e kanë alarmuar Beogradin zyrtar.

Në një prononcim për media Kurti ka thënë se përkundër faktit që Serbët u përpoqën të përhapin panik përmes  një fushate, gjithçka po shkon në rregull.

“Pikërisht përgatitjet e suksesshme për zbatimin e rregullores së BQK-së kanë alarmuar Beogradin zyrtar dhe ata më pastaj u përpoqën që të përhapin panik nëpërmjet një fushate që trumbetohej nga kreu i shtetit atje. Me informatat që i kam gjithçka po shkon në rregull, por, nëse ka ndonjë vërejtje a ankesë, ne do ta adresojmë me seriozitetin më të lartë dhe me shpejtësinë më të madhe”, ka thënë Kurti./21Media

Back to top button