Ndarja nga partneri, Bebe Rexha përlotet gjatë koncertit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha këtë muaj tregoi se është ndarë nga i dashurti i saj prej disa vitesh, Keyan Safyari, për shkak të komentit të tij mbi peshën e këngëtares, shkruan rtv21.tv.

Ndërkohë, sa ishte duke performuar në Londër, Bebe shpërtheu në lot teksa tha: “Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe ju duhet të më ndihmoni”.

Besohet se arsyeja e ndarjes mund të jenë komentet e Keyan për peshën e saj. Ajo publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe ku ish-partneri e kritikonte.

“Hej, unë s’të kam thënë kurrë që s’je e bukur dhe që nuk të dua. Në fakt, thashë sa e bukur je dhe sa shumë të dua. Por, gjithnjë të kam thënë që do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote ka ndryshuar (për shkak të kilogramëve të shtuar)”, shkruante ai në mesazhet e publikuara./21Media

Back to top button