Ndërpritet greva e minatorëve në “Trepçë”, kjo është marrëveshja e arritur

(Lajm i përditësuar)

Ndërpritet greva e minatorëve në “Trepçë”, kjo është marrëveshja e arritur

Kryetari i sindikatës së minatorëve të “Trepçës” në Stantërg, Ibrahim Januzi ka konfirmuar për KosovaPress se është ndalur greva e minatorëve pas një marrëveshje me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje.

Sipas Januzit nëse nuk përmbushen kërkesat, protestat dhe grevat do të vazhdojnë. Ai ka treguar për kushtet të cilat i kanë pranuar për ndërprerejn e grevës, pas një  takimi me kryeshefin e “Trepçës”, Bashkim Kurti.

“Minatorët në ndërrimin e parë rreth 2 orë kanë protestuar për mos realizmin e pagës, mirëpo pas ftesës së kryeshefit për të ardhur për të dhënë sqarime dhe informata të hollësishme, është arritur  të dakordohen mes minatorëve dhe kryeshefi. 40 për qind e pagës veçse është realizuar edhe 30 për qind, del sot eventualisht nesër dhe deri në javën e ardhshme të përmbyllen të gjitha obligimet ndaj minatorëve”, ka thënë ai.

Ndërrimi i parë i minatorëve në ndërmarrjen “Trepça” kanë bojkotuar punën të enjten për shkak që ende nuk i kanë marrë pagat e plota.


Minatorët në grevë për paga, menaxhmenti i “Trepçës” ofron këtë ofertë për ta

Ndërrimi i parë i minatorëve në ndërmarrjen “Trepça” kanë bojkotuar punën të enjten për shkak që ende nuk i kanë marrë pagat e plota.

Disa prej këtyre minatorëve i kanë marrë vetëm 40 për qind të pagës së muajit mars. Ndërsa, minatorët, pjesëmarrës gjatë një takimi me kryeshefin e “Trepçës”, Bashkim Kurti, kanë thënë për KosovaPress se është arrit marrëveshja për anulimin e grevës.
Minatori i Trepçës në Stantërg, Gani Osmani ka thënë se është arritur marrëveshja me drejtorin Kurti dhe minatorët kanë vazhduar punën.

“Është arritur marrëveshja me drejtorin Kurti dhe minatorët kanë vazhduar punën. Vetëm 40 për qind të pagës minatorët i kanë marrë natën e festës së Bajramit. Sipas marrëveshjes së arritur me drejtorin sot, 30 për qind e pagës së minatorëve do të realizohen këto dy ditë, ndërsa edhe 30 për qind  të mbetur do të paguhen pas shitjes së koncentratit, që do të realizohet brenda një jave’, ka thënë për KosovaPress Osmani.

Kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Bashkim Kurti, ka vizituar sot përfaqësuesit e Sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, të cilët bojkotuan punën sot për disa orë për shkak të pagave.

Back to top button