Ndeshja e kthimit mes Ballkanit e La Fioritas, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes kampionit të Superligës së Kosovës, FC Ballkanit dhe skuadrës nga San Marino, La Fiorita, e vlefshme kjo për raundin e dytë të kualifikimeve drejt Ligës së Konferencës.
Ndeshjen e parë, të cilën Ballkani e zhvilloi si mysafirë në stadiumin “San Marino”, skuadra nga Suhareka e fitoi bindshëm me rezultat të thellë 4:0.
Ndërkaq, sa i përket ndeshjes së sotme, Ballkani përsëri do të synojë vetëm në fitore, pavarësisht se edhe një barazim pa gola e dërgon tutje skuadrën e Ilir Dajës.
Kur kanë mbetur edhe një orë deri në fillim të ndeshjes, të dy trajnerët kanë vendosur me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Back to top button