Ndeshjet e Grupit C, Italia synon fitore ndaj Bullgarisë

 

Ndeshjet kualifikuese të fazës së grupeve në Botërorin “Katar 2022” do të vazhdojnë sot, ku në kuadër të Grupit C, Kombëtarja e Italisë do të përballet me atë të Bullgarisë.

Italia do t’i rikthehet futbollit në nivel kombëtaresh pas triumfit në Kampionatin Evropian Euro 2020, në të cilin u shpall kampione.

Ajo sot do të zhvillojë ndeshje kundër Bullgarisë.

Në Grupin C, së bashku me Italinë dhe Bullgarinë gjendet edhe kombëtarja e Lituanisë dhe ajo e Irlandës së Veriut.

Italianët kanë rekord 100% të fitoreve, duke u pozicionuar në vendin e parë të Grupit C, kurse në vend të dytë gjendet Zvicra me gjashtë pikë.

Irlanda e Veriut dhe Bullgaria kanë arkëtuar nga një pikë në pozitat tre dhe katër, kurse në vendin e fundit gjendet Lituania me asnjë pikë.

Ndeshjet e Grupit C që do të zhvillohen sot i gjeni më poshtë.

Grupi C

20:45 Italia – Bullgaria (Stadiumi Artemio Franchi)

20:45 Lituania – Irlanda e Veriut (Stadiumi LFF-Vilnius).

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button