Ndihmë financiare për 280 kompani, do të hapen mbi 3.700 vende pune

Do të firmosen marrëveshje për ndihmë financiare me 280 kompani që do të hyjnë në ciklin investues me rreth 145 milionë euro, duke krijuar mbi 3 mijë e 700 vende pune.
Mbi 70% të kompanive gjenden në zonat më pak të zhvilluara, me çka sigurohet rritje në këto pjesë të vendit. Këtë e paralajmëruan zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas seancës së sotme qeveritare ku u soll vendim për lidhje të marrëveshjeve për mbështetje financiare të investimeve./TV21

Back to top button