Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndryshim në minutën e fundit në formacionin e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës po luan ndaj Suedisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Teksa dy ekipet u futën në fushë, u vërejt një ndryshim në formacionin e Kosovës.

Në formacionin zyrtar të publikuar nga FFK-ja shihej Baton Zabërgja si titullar nga minuta e parë, pasi e kishte nisur nga banka rezervë në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Sidoqoftë, gjatë momentit të intonimit të himnit, në fushë u vërejt Ilir Krasniqi, i cili paraprakisht gjendej në bankën rezervë.

Formacionet zyrtare Kosovë-Suedi

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button