Ndryshojnë masat anti-COVID edhe për gastronominë

 
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID edhe për sektorin e Gastronomisë.
Lokalet tani do të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në ora 23:00, ndërsa muzika lejohet të lëshohet vetëm deri në orën 21:30.
Masat e reja anti-COVID për sektorin e Gastronomisë:
“33.Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës.
34.Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.
35.Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
36.Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.
37.Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:
37.1.Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit;
37.2.Ndërsa paguan porosinë;
37.3.Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
37.4.Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.
38.Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.
39.Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.
40.Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.
41.Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
42.Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.
43.Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.
44.Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.
45.Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
46.Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK)”.
Masat e reja kundër virusit Covid-19, që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës do të hyjnë në fuqi nga sot./21Media

Miratohen masat e reja, ndryshon ora policore

Back to top button