Tentoi ta vrasë një person në Kaçanik, një muaj paraburgim për të dyshuarin

 
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.N. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë.
Sipas komunikatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 tetor në një fshat të komunës së Kaçanikut, në rrugën kryesore që shkon për në Tetovë, pas një fjalosje, me dashje që ta privojë nga jeta, godet njëherë në shpatull dhe një herë në kraharorë të dëmtuarin T.D., për pasojë i njëjtë pëson lëndime të rënda trupore dhe gjendet në QKUK, në Prishtinë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim e Gjykatës./21Media

Back to top button