Ndryshon renditja në Superligën e Kosovës pas xhiros së 25-të

Rezultate mjaft befasuese janë regjistruar në ndeshjet e xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Befasia më e madhe ndodhi në Podujevë atje ku Llapi e ka mposhtur kampionin në fuqi, Ballkani me rezultat 3-2, ndërsa derbin lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit e fitoi Drita me epërsi minimale 1-0.
Me këtë fitore ndaj rivalit lokal, Drita merr kreun e tabelës me 51 pikë, vetëm një më shumë se Ballkani që zbret në vendin e dytë.
Kjo është renditja tabelarë pas 25 xhirove të zhvilluara:
Drita 51 pikë
Ballkani 50
Gjilani 39
Prishtina 32
Dukagjini 32
Llapi 32
Malisheva 28
Ferizaj 27
Trepça ’89 27
Drenica 23
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?