Pretendimet e Listës Serbe për sulmin në Runik, Policia sqaron gjithçka

Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik ka reaguar sot ndaj disa shkrimeve të publikuara sot në disa portale të ndryshme, të cilat i referohen deklarimeve të Listës Serbe se është sulmuar personi M.K, në fshatin Runik të Skenderajt dhe sipas tyre ky sulm është anti -serb.
”Rasti është raportuar me datë 16.01.2022 në fshatin Runik të Skenderajt dhe nuk ka fare ndërlidhje me çështje ndëretnike apo siç është pretenduar si anti-serbe, por ka të bëjë me veprën e iniciuar “Sulm”, ku sipas viktimës M.K, mashkull kosovar serb, gjatë komunikimit me të dyshuarin mashkull kosovar B.S, kishte ardhur deri te fjalosja ndërmjet tyre si pretekst pasi viktima kishte dyshuar se i dyshuari në fjalë ia kishte dëmtuar (prerë) pyllin e tij në pronë private”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës pas raportimit të rastit, menjëherë e ka arrestuar personin e dyshuar si dhe ka intervistuar një dëshmitar të rastit dhe pas kompletimit rasti është proceduar nëprocedurë të rregullt.
Policia konsideron se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet dezinformuar si në rastin konkret, ku këtë e dëshmon edhe komunikata në vijim e publikuar me datë 16.01.2022 nga drejtoria rajonale kompetente./21Media

Back to top button