“Në 33 shkolla të Prishtinës do të ndërtohen këndet e leximit”

Dardan Sejdiu ka deklaruar se në procedurë të prokurimit janë edhe 33 shkolla për ndërtim të këndeve të leximit

​Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë se gjatë vitit 2016 janë ndërtuar kënde të leximit edhe në 14 shkolla tjera, ndërkaq për këtë vit, në procedurë të prokurimit janë edhe 33 shkolla për ndërtim të këndeve të leximit.

Sipas tij, për vitet 2015 dhe 2016 janë dhuruar 19000 libra për këto shkolla.

“Gjatë vitit 2016 janë shpërndarë 90 kompjuterë, 60 llaptopë dhe 30 projektorë në 28 institucione arsimore. Ndërsa sa i përket kabineteve mësimore për lëndët kimi, biologji dhe fizikë në tri vjetët e fundit i kemi pajisur 32 shkolla me 102 kabinete”, ka shkruar ai.

Back to top button