Në AKR edhe një anëtare e re
AKR-së i është bashkuar edhe Mirlinda Kusari-Purrini
Aleancës Kosova e Re, e cila ka lidhur mbrëmë koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, i është bashkuar edhe një anëtare e re.
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se kryesisë së AKR-së i është bashkuar Mirlinda Kusari-Purrini.
“Kryesisë së AKR iu bashkuar znj. Mirlinda Kusari-Purrini. Me Mirlindën do të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën madhështore.#AKR shpresë për Kosovën”, shkruan Pacolli në Facebook.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 11 qershor, pas rrëzimit të qeverisë së Isa Mustafës përmes mocionit të mosbesimit.