Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Ariana dhuroi 5 milionë dollarë për terapi falas

Këngëtarja Ariana Grande shënoi Ditën Botërore të Shëndetit Mendor me një donacion prej pesë milionë dollarësh në partneritet me “Better Help Sunday”, për terapi falas, për njerëzit që vuajnë nga problemet me shëndetin mendor.
Kjo u bë e ditur nga vet Grande, në Instagram.
“Duke qenë në njohuri për barrierat kur bëhet fjalë për aksesin në burimet e shëndetit mendor dhe derisa ky është një veprim simbolik, doja ta bëja këtë sërish me “Better Help”, me shpresë se do t’u ofrojë akses pak më shumë njerëzve dhe ndoshta do të inspirojë dikë nga ju që të provoni diçka të re dhe ta bëni prioritet shërimin tuaj”, ka shkruar Grande.

Dhe kjo nuk është hera e parë  që Ariana bashkëpunon me “BetterHelp”. Gjatë verës, artistja dhuroi një milion dollarë të tjerë.
“Shërimi nuk është linear apo i lehtë, por j’u ia vleni tërë mundin dhe kohën, ju premtoj. Faleminderit “BetterHelp”, mezi po pres të bëjmë më shumë punë bashkë”, ka shkruar Ariana./21Media

Back to top button