Në Ditën e të Dashuruarve, Dafina ka një befasi për fansat

 
Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar fansat për publikimin e videoklipit të projektit të fundit nga albumi “Dafinë Moj”.
Videoklipi do të publikohet më 14 shkurt, në Ditën e të Dashuruarve.
Kështu ka njoftuar Dafina në Twitter, mirëpo nuk ka treguar se për cilën këngë bëhet fjalë.
“Videoja muzikore e fundit nga albumi ‘Dafinë Moj’ publikohet më 14 shkurt”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Këngëtarja më 23 janar ka publikoi videoklipin e një prej këngëve të albumit “Dafinë Moj”. Dafina ka realizuar videoklipin e këngës “Tduh-duh”, që është bashkëpunim me të dashurin e saj, DJ Geek, shkruan rtv21.tv

Vitin e kaluar, Dafina Zeqiri solli albumin e titulluar “Dafinë moj”.
“Dafinë Moj” ka 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës si: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta./21Media

Back to top button