Në Evropë dhe Amerikën Latine këndohet për paqen në Ukrainë

Një grup i korit i themeluar vetëm disa ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, ka thënë se ka mbledhur 1000 kore për të kënduar sot për paqen në rrugë dhe sheshe në Spanjë, Portugali dhe tetë vende të tjera.

Gjithsej 805 kore në Spanjë, 160 në Portugali dhe 52 në tetë vende të tjera në Evropë dhe Amerikën Latine u regjistruan për të kënduar në 185 qytete, kryesisht në mesditën e kohës lokale.

”Kjo ide lindi si rezultat i luftës në Ukrainë. Kërkon paqe në Ukrainë dhe të gjitha luftërat e tjera të harruara në botë”, tha për CNN gazetari spanjoll Juan Ignacio Garcia Mostazo.

Ai tha se grupi u themelua më 5 mars kur disa kore në Madrid kënduan për paqen në luftën në Ukrainë dhe që atëherë, lëvizja është zgjeruar. 

Kënga kryesore që të gjithë koret po këndonin të dielën ishte Dona Nobis Pacem në latinisht (Na jep paqe)./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button