Në Itali nuk mund të shkoni më si turist

Me vendimin e fundit të autoriteteve italiane, Republika e Maqedonisë së Veriut nga lista D zhvendoset në listën E, me çka nuk lejohet udhëtim turistik për shtetasit e Maqedonisë në Itali. Me këtë rast, atje mund te shkoni vetëm pë: nevoja pune, urgjenca absolute, nevoja shëndetësore, nevoja studimi, kthim në shtëpi ose vendbanim.
Kthimi ose hyrja në Itali lejohet për ata shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët e kanë të rregulluar qëndrimin afatgjatë në Itali dhe për anëtarët e familjeve të tyre. Gjatë hyrjes apo kthimit në Itali nga Maqedonia, është e detyrueshme të paraqiten formular i plotësuar online për vendndodhjen dhe rezultat i testit negativ.
Nga ana tjetër Danimarka i lehtësoi masat COVID për shtetasit e Maqedonisë. Atje mund të shkohet pa kufizime apo arsye valide, por është e nevojshme të paraqitet certifikatë digjitale të vlefshme të BE-së e cila përfshinë vërtetim për vaksinim, test negativ PCR, njoftoi Qeveria./TV21

Back to top button