Në Klinë janë gjetur mbetje mortore

 

 

Në fshatin Pogragjë të Komunës së Klinës sot janë gjetur mbetje mortore.

Lajmin e ka bërë të ditur për rtv21.tv Fadil Gashi, zëdhënës nga Policia Rajonale në Pejë.

Ai ka thënë se rreth orës 13:00, Policia e Klinës është njoftuar se në Pogragjë gjatë disa punimeve të Ujësjellësit është hasur në disa eshtra.

“Dyshohet për mbetjet mortore të dy personave. Në vend të ngjarjes janë përgjigjur Policia të cilët kanë njoftuar njësitin për persona të zhdukur”, ka thënë Gashi./21Media

 

Back to top button