Në Klinikën e Pulmologjisë nuk ka pacientë me COVID-19

 
Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nuk ka më pacientë të prekur me COVID -19.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar se pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 ( Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm.
Kjo klinikë, nga tani do të trajtojë vetëm pacientët post-covid./21Media

Back to top button