Serbët shtojnë numrin e kamionëve në veri dhe vëzhgojnë situatën me helikopterë
Që nga e hëna, kur Qeveria e Kosovës vendosi masë reciprociteti për targat e veturave të Serbisë, serbët lokal në veri të Kosovës kanë bllokuar dy rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Ata sot kanë shtuar numrin e kamionëve në barikada.
Kurse në kodrat në afërsi janë parë xhandarmeria e Serbisë duke vëzhguar dhe helikopterë duke patrulluar vazhdimisht në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi.
Situata raportohet të jetë e qetë./21Media
Videon mund ta gjeni KËTU