Në kodrat afër Jarinjës vendoset flamuri serb

Në kodrat në pikën kufitare në Jarinje disa persona kanë vendosur flamurin serb. Sot është bërë dita e katërtë që dy rrugë nacionale, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat ndaj Serbisë.

Ekipi i RTV21 është duke qënduar në këtë pikë kufitare prej ku po raporton për më të rejat nga atje./21Media

Back to top button