Në Kosovë hapet spitali “American Brain”

Në Lipjan u hap Spitali më i ri në fushën e shërbimeve shëndetësore me titullin “American Brain”.
Me hapjen e këtij Spitali Special është hapur një epokë e re moderne në fushën e Shërbimeve Shëndetësore, u tha në një ceremoni të hapjes së një spitali të ri në Lipjan. Rektori i Spitalit, Arian Idrizaj, tha se është themeluar një institucion referent i cili do të përdorë të gjitha resurset që ka Alma Mater Campus College Rezonanca për prevenimin, trajtimin dhe rehabilitimin e varësisë nga drogat në Kosovë në mënyrën më bashkohore të mundshme
“Në programet njëmujore të rehabilitimit do të ofrohën shërbimet si: detoksikimi, planifikimi i trajtimit, këshillimet psikologjike, trajtimet medikamentoze, mbështetja e vazhdueshme, ulja e diskriminimit, dhe stigmës ndaj të cilave ekspozohën personat e varur në shoqërinë tonë, trajtimet e problemeve psikologjike”.
Presidenti i Alma Mater European Campus College Rezonanca, profesor Ramadan Idrizaj tha se hapja e një spitali të këtillë është bërë për shkak se një pjesë e rinisë në Kosovë konsumon narkotikë dhe me qëllim të ndihmës për popullatën meqë një spital i specializuar i kësja fushe nuk ekziston, siç tha, në gjithë hapësirën shqiptare
“Unë jam shumë i nderuar që sot kemi arrit një sukses por arritjet tona do jenë në vazhdimësi përballë jush do fillojmë dhe ndërtimin e spitalit  i cili do ti ketë 70 mijë metër katror do trajtohën të gjithë pacientët të cilët nuk ka në Kosovë në qendrën klinike universitare. Pra na jemi në hap me kohën dhe gjithmonë do jemi në shërbim të popullit”.
Rektori Idrizaj ndërkohë tha se mision i këtij spitali të parë special në Kosovë është që të parandalojë, të diagnostikojë dhe trajtojë e rehabilitojë personat e varur nga substancat psiko-aktive dhe personat me çrregullime psikologjike dhe psikiatrike
“Mision i Spitalit është Harmonizimi sa më i mirë i shërbimeve shëndetësore që ofrohën me nevojat e pacientëve, përmirsimi i vazhdueshëm i njohurive dhe aftësive të punonjësve, sigurimi i kushteve për punë kërkimore-shkencore dhe edukim universitar, me qëllim të rritjes së numrit të ekspertëve të arsimuar për kujdesin shëndetësor të personave të varur si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me institucione tjera vendore dhe ndërkombëtare me interes”.
Drejtuesit e spitalit thanë se personave të shtrirë në këtë spital do t’iu ofrohen kushtet më moderne të fjetjes, ushqimit dhe jetës sociale, në funksion të rehabilitimit sa më të shpejtë./21Media

Back to top button