Në Kroaci mbahet raundi i balotazhit në zgjedhjet presidenciale
Afro 4 milionë qytetarë kanë drejt vote
Vendvotimet janë hapur sot në Kroaci për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Rreth 3.8 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të zgjedhin sot ndërmjet presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe ish-kryeministrit Zoran Milanoviç.
Këto zgjedhje po shihen si test për partinë në pushtet, HDZ.
Presidentja aktuale, Grabar-Kitaroviq doli e dyta në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 22 dhjetor, ku 11 persona garuan për postin e presidentit.
Posti i presidentit në Kroaci është kryesisht post ceremonial, por ekspertët thonë se nëse Grabar-Kitaroviq nuk fiton zgjedhjet presidenciale, kjo do të mund të shkaktonte probleme për kryeministrin Andrej Plenkoviç nga partia HDZ, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Që prej pavarësisë së vendit më 1991, HDZ shumicën e kohës ka qeverisur me vendin.