Maqedonia e Veriut në mëngjesin e sotëm ka pranuar edhe 200.000 vaksina kineze kundër Covid-19, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Pranimi i vaksinave u bë në poliklinikën “Jane Sandanski”, ndërsa vaksinat janë prodhim i kompanisë kineze Sinopharm.

Ministri Filipçe njoftoi se për transportimin si dhe shpërndarjen është angazhuar Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vaksinat janë siguruar përmes kontratës së drejtpërdrejt me prodhuesin. Me shpërndarjen e tyre në pikat rajonale të vaksinimit në gjashtë qytete në të gjithë vendin, pas pushimeve pritet të nis imunizimi masiv i popullsisë. Deri më tani, në vendin tonë kundër Covid-19 janë vaksinuar rreth 60,000 qytetarë./21Media