Në Maqedoninë e Veriut, brenda 24 orëve regjistrohen më tepër të shëruar sesa të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 4 mijë e 342 teste të kryera janë regjistruar 1 mijë e 222 raste të reja me koronavirus. 649 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë regjistruar edhe 1 mijë e 502 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 21 viktima. Ndërkaq, nga MSh-ja njoftojnë se 10 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 03.02.2021 – 10.02.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 286 mijë e 96 raste, prej të cilëve 265 mijë e 945, janë shëruar, kurse 8 mijë e 736 kanë ndërruar jetë. Maqedonia e Veriut, aktualisht numëron 11 mijë e 415 raste aktive me koronavirus./21Media

Back to top button