Në statistikat e INSTAT-it thuhet se numri i aksidenteve është rritur në muajin maj

Në statistikat e INSTAT-it thuhet se numri i aksidenteve është rritur në muajin maj

Në muajin maj këtij viti numërohen 176 aksidente rrugore, shifër kjo 17.3 % më e lartë se maji i vitit të shkuar, raportohet nga statistikat e INSTAT-it.

Numri më i lartë i aksidenteve, referuar të dhënave, është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 30,1 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa në 73,3 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Pavarësisht se numri i aksidenteve është rritur gjatë muajit maj, si periudhë 5-mujore numri i të aksidentuarve është ulur 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të vdekur në maj 2017 është 16. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 28,6 %.

Në maj 2017, numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 8 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u rrit me 3,4 %.