Në pikë të ditës, dy persona tentuan ta rrëmbejnë një grua

Një grua ka njoftuar policinë se dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë, por më pas të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas gruas që u ankua në Polici, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:20, në Prishtinë.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy persona kanë tentuar që ta kryejn veprën e lartcekur dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është intervistuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, rasti i inicuar vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente./21Media

Back to top button